MENU
klinika

Foto+Emra

KQZ i jep mandatin katër kandidatëve të PD dhe LSI

18.04.2019 - 14:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e deputetit katër kandidatëve të listave të PD dhe LSI-së.

KQZ miratoi sot dhënien e mandatit për Andi Permetin (PD), Erion Picirin (PD), Fatjona Dhimitrin (PD) dhe për Eugen Bojaxhiun (LSI).

Katër kandidatët e rinj, do ta marrin zyrtarisht mandatin e deputetit në seancën e ardhshme plenare, kur ata të bëjnë betimin në Parlament.

Pas këtij vendimi të KQZ-së dhe betimit që pritet të bëhet javën e ardhshme numri i ligjvënësve do të shkojë në 106 deputetë.