Pas përpjekjeve të evropianëve, tanimë duket se radhën e ka SHBA.
Kriza politike sjell sot në Shqipëri zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Palmer vjen në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik.
Ardhja e tij në Shqipëri është në një moment kur vendi ynë është mbërthyer nga kriza politike, me një opozitë, e cila ndodhet jashtë Parlamentit pas vendimit për djegien e mandateve dhe me protesta, të cilat janë bërë të përjavshme.
Protestat jo pak herë janë shoqëruar me incidente të dhunshme dhe përplasje.
Axhenda e Palmer:
Takimin e parë zyrtari amerikan do e ketë me kryeministrin Edi Rama të hënën, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Mattheë Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.