MENU
klinika

Njoftimi

Kukësi emëron trajnerin e ri

06.04.2019 - 21:52

Vetëm pak orë pasi njoftoi shkarkimin e trajnerit Ramazan Ndreu, si përgjegjës për humbjen 2-1 me përmbysje ndaj Kastriotit të vendit të parafundit, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka emëruar trajnerin e ri të verilindorëve.

Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për një trajner të ri, por për rikthimin e radhës. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, drejtuesit e Kukësit kanë komunikuar emërimin e trajnerit Ernest Gjoka në krye të skuadrës për fazën e fundit të mbetur.

NJOFTIMI I KUKËSIT

“Ernest Gjoka rikthehet në pankinën e Kukësit në vend te Ramazan Ndreut, i larguar sot pas humbjes me Kastriotin. Gjoka ka dalë kamipon me Kukësin për herë të parë dhe njeh mirë ekipin dhe klubin e Kukësit.

Objektiva te Klubit dhe të trajnerit të ri mbeten loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN