Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, qytetarët e Kukësit kanë kërkuar që ditën e premte të mblidhen të gjithë në protestë dhe t’i bllokojnë rrugën kreut të qeverisë Edi Rama, i cili ka planifikuar të vizitojë këtë qytet.
Njoftimi është shpërndarë edhe nga ish-deputeti demokrat, Edi Paloka.
Bllokimi i rrugës për kryeministrin Rama është përsëritur disa herë nga opozita, ku në rastin e fundit ishte ish-deputeti Luciano Boçi, i cili u shoqërua në polici pasi tentoi t’i bllokonte rrugën kryeministrit në Elbasan.
Postimi i plotë:
A jeni dakort te organizohemi te gjithe si kuksiane pa dallime partiake , te mos e lejojmë Edi Ramen te futet ne Kukes diten e premte? Protesta te zhvillohet te ura e kukesit .Ta dije Edi Rama se Kukesi Ka Burra dhe jo gra. Organizimi te behet nga ata qe jane te zhgenjyer nga qeverisja e Edi Rames
– KUSH ESHTE DAKORT , SHPERNDAJENI SA MË SHUMË KETE NJOFTIM