Dy ndeshjet e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë kanë dhuruar spektakël, me shumë ritëm dhe emocione për tifozët.
Laçi ka fituar 2-0 ndaj Tiranës, por ka qenë i pafat për të shënuar golin e tretë, që mund të kishte dërguar sfidën në shtesë, pasi bardheblutë kishin fituar 3-0 në të parën. Tirana kalon në gjysmëfinale.
Ishte Shtubina që kaloi kurbinasit në avantazh në 29’ dhe me kaq u mbyll pjesa e parë. Me të nisur e dyta, Cokaj shënon golin e dytë për vendësit dhe kualifikimi mbeti i hapur deri në fund.
Laçi ka goditur edhe shtyllën, ka këmbëngulur deri në fund, por nuk ia ka dalë. Ndërsa Tirana nuk ka mundur të shënojë në kundërsulm me Sentamu dhe Grecën, që kanë pasur disa raste të mira.
LAÇI-TIRANA 2-0 (0-3)
Shtubina 29′, Çokaj 48′
Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Çokaj, Shtubina (Lushkja 80′), Okpotu (Domgjoni 85′), Mane. Trajner: Sulejman Starova
Tirana: Abibi, Kërcciku, Goxha, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Mauexhe, Halili, Sentamu (Muça 88′), Hasani. Trajner: Ardian Mema
Kartonë të verdhë: Sefgjini 64′, Xhixha 66′ / Mauexhe 40′, Abibi 63’, Imami 93’
Edhe në Gjirokastër kanë fituar vendësit. Luftëtari, pasi kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, ka mposhtur përsëri Partizanin, kësaj here 1-0.
Ishte Dunga që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 34-t të pjesës së parë. Partizani u përpoq të reagonte, por detyrohet të largohet nga ky kompeticion, për t’u përqendruar vetëm të kampionati.
LUFTËTARI-PARTIZANI 1-0 (2-1)
Dunga 37′ (11m)
Luftëtari: Bakaj, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hanti, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Kalari, Trashi, Atanda, Kardozo (Kodra 71′), Asani (Kote 58′), Çinari, Mensah. Trajner: Skënder Gega
Kartonë të verdhë: Demo 45’ / Asani 56′