MENU
klinika

Mesfushori kuqezi

Lenjani, dy supergola për ekipin e tij

04.04.2019 - 21:34

Duket se Emir Lenjani ka pasur të drejtë që iu përgjigj keq Christian Panuccit, që nuk e grumbulloi për sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës, duke hapur edhe një debat.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare po tregon vlerat e tij me Sionin në kampionatin zvicerian, duke shënuar dhe dhënë asiste rregullisht.

Futbollisti shqiptar, që tha se sa të ishte Panucci në stol nuk vinte më te Shqipëria (edhe pse italiani u shkarkua dhe tashmë ajo deklaratë bie poshtë), ka shënuar dy gola fantastikë brenda 12 minutash, në pjesën e parë, teksa Sioni po fiton 2-1 në fushën e Thun.

Janë pesë gola në kampionat për Lenjanin, këtë sezon, që duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë. Tashmë pritet trajneri i ri për të parë nëse Lenjani do të rikthehet kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN