MENU
klinika

Mesfushori kuqezi

Lenjani nuk ndalet, tjetër gol për Sionin

07.04.2019 - 17:26

Pas dy supergolave që bëri një javë më parë, Ermir Lenjani nuk ndalet. Moment i artë për lojtarin e Kombëtares që me trajnerin e ri me siguri do të kthehet të jetë pjesë e kuqezinjve.

Lenjani ka shënuar edhe në ndeshjen e sotme me Luzernën në shtëpi. Ai e ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e parë të ndeshjes dhe e veçanta është se këtë herë ka shënuar me këmbën e djathtë.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit në Zvicër dhe duket se Lenjani është ai që po e udhëheq Sionin drejt zonës europiane.

Skuadra e Lenjanit mban vendin e katërt për momentin, i fundit që të çon në Europë. Futbollisti shqiptar, protagonist absolut i Sionit, po luan në pozicionin e sulmuesit të majtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN