21.04.2019 - 09:14
E shumëpërfolur ka qenë një lidhje e mundshme mes Arbana Osmanit dhe regjizorit Eduart Grishaj.
Për herë të parë, Arbana Osmani ka folur për regjizorin në programin e saj ‘Dua të të bëj të lumtur’.
Ishte Xhensila Myrtezaj ajo e cila i ka kërkuar leje Arbanës për të falenderuar regjisorin Grishaj për klipin ‘Je sekreti im’ duke thënë se ishte me fat të punonte me të.
‘Edhe ne jemi me shumë fat që e kemi’, tha Arbana direkt nga programi duke buzëqeshur.
Ndërkohë kamerat fiksuan edhe vajzat e reja nga publiku të cilat gjithashtu buzëqeshën duke ditur historinë.