Liverpool ka hedhur një hap të madh për në gjysmëfinale, teksa ka fituar 2-0 në shtëpi me Porton. Ndërsa në derbin anglez, Tottenham ka fituar 1-0 me Manchester Cityn.
Në “Anfield Road”, Keita ka zhbllokuar rezultatin në minutën e pestë të takimit. Pas pasimit të Firmino në hyrje të zonës, Keita ka goditur saktë, duke dërguar topin në rrjetë.
Roberto Firmino ka shënuar golin e dytë. Pas krosit të ulët të Alexander-Arnold nga e djathta, braziliani ka shënuar me portën e boshatisur.
Pjesa e dytë ka qenë shumë e luftuar, Liverpool ka pasur disa mundësi të mira, ndërsa portugezët nuk kanë arritur dot të hyjnë në lojë me një gol.
Derbi anglez ka dhuruar spektakël, por vetëm 1 gol, me Tottenham që fiton raundin e parë. Manchester City ka patur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh kundër Tottenham në minutën e 13-të të ndeshjes.
Skuadra e Pep Guardiola ka fituar një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Rose, e konfirmuar pas ndërhyrjes së VAR. Te pika e bardhë është paraqitur Aguero, goditja e të cilit është pritur nga Hugo Lloris.
Goli i fitores për vendasit është shënuar nga Son në minutën e 78-të. Gjithsesi, kualifikimi mbetet i hapur, pas City luan në shtëpi në kthim.