Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të para çerekfinaliste të Champions League. Liverpool po fiton 2-0 ndaj Portos në “Anfield Road”.
Naby Keita ka zhbllokuar rezultatin në minutën e pestë të takimit. Pas pasimit të Firmino në hyrje të zonës, Keita ka goditur saktë, duke dërguar topin në rrjetë.
Roberto Firmino ka shënuar golin e dytë. Pas krosit të ulët të Alexander-Arnold nga e djathta, braziliani ka shënuar me portën e boshatisur.
Ndërsa Manchester City ka patur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh kundër Tottenham në minutën e 13-të të ndeshjes.
Skuadra e Pep Guardiola ka fituar një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Rose, e konfirmuar pas ndërhyrjes së VAR. Te pika e bardhë është paraqitur Aguero, goditja e të cilit është pritur nga Hugo Lloris. Mbyllet 0-0 pjesa e parë.