MENU
klinika

"Ma morën djalin nga dora"

Masakra e Mejës, “Al Jazeera”: Fati i 1650 njerëzve…

28.04.2019 - 11:56

“Al Jazeera” ka shkruar për një ndër tragjeditë më të mëdha të ndodhura në Kosovë.

Bëhet fjalë për masakrën e Mejës, ku forcat serbe lanë të vrarë 376 persona.

“Al Jazeera” ka intervistuar disa nga familjarët e viktimave të masakrës.

Muharrem Alijaj ka rrëfyer se në po të njëjtën masakër kishte humbur babain e tij.

“Unë humba babain në masakër. Ishte ditë e rrezikshme, ata mund të më kishin marrë edhe mua, por faleminderit Zotit që unë shpëtova.”, u shpreh Muharremi.

Ai ende e kujton momentin kur e pa babain e tij për herë të fundit.

“Ai na shikoj neve i mërzitur. Por ai ishte paksa i lumtur që nuk më morën mua – të paktën njëri nga ne do të shpëtonte. Por prapë ai ishte i mërzitur”, tha Muharremi.

Njëri nga viktimat e masakrës ishte edhe Sali Alijaj. Motra e tij tashmë 92 vjeçare, Sofe e kujton momentin tragjik kur ata ia morën vëllain.

“Unë nuk do ta harroj kurrë vëllain tim. Ai ishte duke vozitur traktor dhe serbët e rrethuan atë. Unë i kisha të fshehur dy nipat e mi me rrobat e mija. Njëri nga ta ishte djali i vëllait tim që e morën serbët.

Ata që kanë vdekur gjithmonë do të kujtohen. Çdo njëri që ka humbur dikë në luftë e ka një plagë në zemër. Ju mësoheni të jetoni ashtu edhe pse është e vështirë”, u shpreh Sofe.

Lufta ka lënë pasoja të mëdha për popullin kosovar. Kanë kaluar 20 vite nga përfundimi i luftës dhe ende fati i 1650 njerëzve të humbur nuk dihet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari rrëfen tmerrin e luftës

“Serbët në vunë në radhë për të na vrarë!”