MENU
klinika

Chelsea ndal "Djajtë"

United ‘dështon’ në finalen për Champions

28.04.2019 - 20:56

Manchester United ka humbur ‘finalen’ e garës për Champions League.

“Djajtë e Kuq” morën vetëm një pikë në “Old Trafford” ndaj Chelsea-t, që edhe një pikë i mjaftonte (pas humbjes së Arsenalit) për të ruajtur vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i Premier League-s.

David De Gea rezultoi ‘thembra e akilit’ te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, pasi gaboi në rastin e golit të shënuar nga Marco Alonso. Spanjolli nuk kontrolloi dot një goditje thuajse qendrore të Rudiger.

Një gol ky që ktheu baraspeshën në “Old Trafford”, pasi Manchester United kishte kaluar më parë në epërsi me Juan Matan pa u mbyllur 7 minuta lojë.

Dy javë para fundit Chelsea ruan diferencën prej 3 pikësh me Manchester United (68/65), ndërsa shkon +2 pikë nga Arsenali (66).

Më herët ekipi i Emery pësoi një humbje shokuese ndaj Leicester ndërsa Manchestet City triumfoi në trensfertën e Burnley me gol të Agueros.