MENU
klinika

Ylli i Chelsea

“Marca”: Hazard është i Real Madridit

07.04.2019 - 20:50

Real Madrid, pas rikthimit të Zinedine Zidane, ende pa mbaruar sezonin, ka nisur të ndërtojë ekipin e ri, që do të luftojë në të gjitha frontet.

I pari duket se është Eden Hazard, i cili thuhet se është një hap larg pranë nënshkrimit. Sulmuesi belg është përfolur prej kohësh, por sipas “Marca”, marrëveshja është pranë finalizimit.

I përfolur prej kohësh për largimin nga Chelsea, duket se trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane do ta nisë sezonin e ardhshëm me një prej futbollistëve më të mirë në botë, në skuadrën e tij.

hazard
hazard

Real Madrid sheh te Hazard zëvendësuesin më të mirë për Ronaldon, me qëllim që të përbëjë dyshen bashkë me Vinicius Junior, në sulm, në mbështetje të Karim Benzema ose një tjetër bomberi të madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 19

Chelsea i falet Hazard ndaj Watford