MENU
klinika

Detajet

Mediat greke: Ja kush u vra për 10 mln eurot në Rinas

10.04.2019 - 08:36

Në lidhje me grabitjen që u bë ditën e djeshme në Rinas, kanë reaguar edhe mediat greke. Në mediat e vendit fqinjë është publikuar emri i një personi jo pak të njohur.

Bëhet fjalë për Admir Murataj, për të cilin pretendohet se është një prej autorëve të grabitjes dje në Rinas.

Sipas mediave greke, Murataj është personi i maskuar, i cili mbeti dje i vrarë gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë.

Ky informacion ende nuk është konfirmuar nga policia, e cila përmes një njoftimi bën me dije se deri tani ka vetëm të shoqëruar në lidhje me ngjarjen.

Kush është Admir Murataj:

Murataj është në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme, asaj në Qafë-Kashar, pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’, në Tiranë.

Ai është arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi në vitin 2013. Arratisjen e kreu sëbashku me Klement Çelën, të dy pjesëtar të një bande shqiptaro-greke e akuzuar për 9 grabitje dhe tentativa grabitje bankash. Shuma totale e grabitjeve ka shkuar deri në 2.000.000.

Mësohet se Admir Murataj, 45 vjeç më herët ka përdorur mbiemrin Nikaj dhe është me origjinë nga Margegaj i Tropojës.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”