Ditën e sotme, temperaturat priten të arrijnë deri në 25 gradë, por ndërkohë do të ketë edhe reshje shiu.
Sipas asaj që raporton IGJEUM, priten reshje të dobëta shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit, ndërkohë në vendet e ulëta temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë celcius.
RESHJET
Sot (e mërkurë dt.24) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë kryesisht të karakterit lokal.
TEMPERATURAT
Sot (e mërkurë dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 24 °C
në vendet e ulëta: 13 /25 °C
në vendet malore: 6 / 19 °C
ERA
Sot (e mërkurë dt.24) ajo do të dobësohet, për të fryrë e lehtë deri mesatare.