MENU
klinika

Premier League, java 33

Mposhtet Arsenal, gëzojnë rivalët

07.04.2019 - 17:09

Pikërisht atëherë kur nuk duhej, ka ardhur disfata e Arsenalit. Phil Jagielka, mbrojtësi i Everton që nuk shënonte prej dy vitesh, i ka dhuruar fitoren 1-0 ekipit të tij kundër Arsenal-it.

Ai shënuar në minutën e 10-të të ndeshjes së luajtur në “Goodison Park”, e vlefshme për javën e 33-të të Premier League.

Katër golat e fundit që anglezi ka shënuar në Premier kanë ardhur në muajin prill, që duket se është muaji i tij i preferuar. Gjithashtu, në moshën 36 vjeç e 233 ditë, Jagielka është bërë lojtari më i vjetër që shënon gol në këtë sezon të kampionatit anglez.

Arsenal-i i Unai Emery ka pësuar humbjen e parë në Premier pas pesë fitoresh dhe një barazimi. Ky rezultat mund t’i kushtojë vendin e katërt “Topçinjve” në rast se Chelsea do të marrë një fitore nesër kundër West Ham-it në shtëpi.