MENU
klinika

Foto

Musolini në Shqipëri/ Kur makina i mbetej në baltë

13.04.2019 - 17:23

Në Mars të vitit 1941, Musolini, la frontin e luftës italo-greke dhe nisi vizitën drejt Shqipërisë, përkatësisht në datat 2 deri më 21 Mars.

Vizita e tij i ishte dedikuar paraqitjes së trupave pushtuese italiane në këtë vend. Gjatë gjithë periudhës kur Musolini ishte në Shqipëri ai e kishte përkushtuar veten për vizita të shumta në njësitë ushtarake të pranishme në tokën shqiptare. Ai shpresonte se, duke u dhënë kurajo ushtarëve të tij të përfshirë në luftë, kishte për t’i nxitur këta, për të luftuar fuqishëm kundër Greqisë.

Por ngjarjet në frontin italo-grek kishin dëshmuar se përparim i ushtrisë italiane jo vetëm që nuk kishte avancuar, por, përkundrazi, ushtarët italianë u ndoqën këmba-këmbës nga ushtria greke deri në tokën shqiptare.

Musolini, me t’u kthye në Itali, pasi kishte parë mungesën e avancuar të ushtrisë italiane në Greqi, kishte kërkuar ndihmë te gjermanët për të riparuar dëmin e madh të ushtrisë së tij, e cila nuk ishte në gjendje që me sukses t’i jepte fund luftës në tokën helene.

Nga fundi i qëndrimit të tij në Shqipëri Duçja bëri një ndalesë të shkurtër në qytetin e Elbasanit, për të vizituar ushtarët e plagosur të luftës italo-greke që ndodheshin në Qendrën Ushtarake Spitalore të Krastës.

Së fundmi media greke “iEllada.gr” ka postuar disa fotografi të rralla të Benito Musolinit, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941.

“Benito Musolini, udhëheqësi italian fashist vizitoi Shqipërinë në vitin 1941. Këto janë fotografi të rralla ku shihet Musolini në Shqipëri. Siç shihet nga pamjet, makina e Musolinit ka ngelur në baltë”, thuhet në përshkrimin e medias helene.

Më tej, thuhet se vizita e Musolinit në Shqipëri përfundoi në mënyrë komike, pasi makina e tij ngeci në baltë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po shkatërrojnë ekuilibrin e kontinentit

Konfliktet Francë-Itali dhe rreziqet për Evropën


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët