MENU
klinika

Xhaz ballkanik në Tiranë

Muzikë edhe për formën e të menduarit

30.04.2019 - 15:02

Për “Festival Ballkan Jazz show case” edhe në Tiranë, e ngriti siparin ditën kushtuar kësaj muzike, më 30 prill. Në edicionin e të dytë të festivalit, grupi “AJS trio”, që përbëhet nga pianisti Gent Rushi, bateristi Emiljano Dhimo dhe saksofonistin Ermal Rodi, çelën mbrëmjen muzikore, duke u uruar mirëseardhjen dy grupeve të tjera nga Mali i Zi edhe Greqia.

Dy pjesët që artistët shqiptarë kishin përzgjedhur ishin “Vallja Tiranse” dhe “Zare trëndafile”. Gent Rush, drejtori artistik i këtij festivali, shprehet se puna sapo ka filluar dhe pas saj është një staf i tërë profesionistësh, të cilët punojnë që gjithçka të shkojë sa më mirë.

 

 

“Dy këngët që luajtëm janë pjesë e projektit tonë të ri, “AJS trio”, që tashmë e ka bërë xhiron e botës, duke shkuar deri në Kinë edhe që shumë shpejt, do të jetë në një album”, – u shpreh drejtori artistik, Gent Rushi.

Dita ndërkombëtare e xhazit, festohet në të gjithë botën, ndërsa artistët shqiptarë i gjen në natën e dytë të festivalit. Në këtë natë do të ngjiten në skenë përpos orkestrës së Universitetit të Arteve (Shqipëri), “Ermal Rodi quintet” (Shqipëri), “Saso Popovski trio” nga Maqedonia e Veriut dhe “Jazztheria band” nga Serbia.

“Risia është fakti, se u kemi dhënë shumë hapësirë artistëve të rinj, luan orkestra e universitetit të arteve, me rreth 20 muzikantë të rinj. Ka shumë artistë të rinj, që premtojnë shumë, për këtë jam optimistë edhe prandaj po vazhdoj që të punojë. Për ditën ndërkombëtare të muzikës xhaz është që dëgjoni sa më shumë muzikë të mirë, si edhe ejani ku gjithmonë, luhet muzikë e mirë”, – theksoi Rushi.

 

 

 

Kjo ditë njihet si dita ndërkombëtare e muzikës xhaz, që festohet me qëllim për të rritur dhe promovuar vlerat e muzikës xhaz, si një mënyrë edukative dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun e bashkëpunimin mes njerëzve.

Muzika xhaz është një lloj muzike shumë intelektuale. Ajo ndikon për një formë tjetër të menduarit të njeriut, duke krijuar ndjenja dhe emocione të veçanta tek individi. Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë këtë muzikë një lloj të veçantë arti.

 

 

Xhazi është një stil muzikor që u shfaq në fillim të shekullit të 20-të, në komunitetet zezakëve në Jug të Shtetet e Bashkuara. Ka lindur nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe evropiane. Nga fillimet e saj e deri në ditët e sotme, kjo muzikë ka marrë edhe elementë nga muzika popullore amerikane, për shumë stile të dallueshme si: “Neë Orleans Jazz” që daton nga fillim të 1910, “Gypsy Jazz” nga vitet 1930 dhe 1940, “Bebop’ nga mesi i viteve 1940, “Cool jazz”, “Avant-gard jazz” e të tjerë.

Instrumentet më të përdorur të muzikës Jazz janë: saksi, tromba, tromboni, bateria, contrabasi, ksilofoni dhe instrumentet elektrike mbas viteve 70-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”