07.04.2019 - 23:00
PSG është ndalur në barazim 2-2 në shtëpi ndaj Strasbourg, në javën e 31-të të Ligue 1, duke shtyrë festën e titullit kampion, pasi diferenca me vendin e dytë është 20 pikë.
Parizienët e nisën mirë ndeshjen, teksa shënuan në minutën e 13-të, por miqtë bënë përmbysjen e madhe brenda pjesës së parë, teksa shënojnë në 26’ dhe 38’.
Mbappe ka hyrë në fushë në minutën e 60-të, por pa mundur dot të shënojë. PSG barazon në minutën e 82-të me Kehrer.
Pavarësisht rasteve në fund, PSG nuk arriti dot të shënojë golin e fitores, duke shtyrë kështu festën e titullit, ndoshta javës tjetër, nëse arrin të fitojë.