MENU

FOTO

Ndotja dhe Erozioni/ Mbillen pemë buzë Osumit dhe në Lezhë

17.04.2019 - 15:03

Bashkitë e Lezhës dhe Beratit kanë ndërmarrë aksione mbjellje në disa zona të rrezikuara nga fenomeni i erozionit.

Zona e Osumit në Berat prej vitesh ishte shndërruar në një prej vend-depozitimeve më problematike të mbetjeve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.

Pas largimit të plehrave ajo do të shndërrohet në një zonë të gjelbëruar, ku u mbollën 600 pemët e para

Ndërsa Bashkia e Lezhës ka nisur një aksion për mbjelljen e rreth 5 mijë finadëve akacie në kodrën pranë Kalasë së qytetit si masë kundër erozionit.

Janë 5000 rrënjë akacie që janë të mjaftueshme për mbrojtjen e gjithë zonës arkeologjike të kalasë.

Një vit më parë, një mur u shemb për shkak të rrëshqitjeve të dherave në këtë zonë, duke bllokuar rrugën ndërsa u rrezikuan disa shtëpi.

Ndaj edhe puna është përqendruar në zonat më problematike, ku pemët mungojnë.