Manchester United ka humbur ndeshjen e radhës në Premier League dhe rrezikon shumë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, me ose pa Champions, United është gati të largojë deri gjashtë lojtarë në fund të sezonit, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer synon të ndërtojë një ekip që të luftojë për titull.
Antonio Valencia duket i sigurt drejt largimit, pas një dekade me United. Ekuadoriani nuk është aktkvizuar më që nga fillimi i janarit.
Matteo Darmian, gjithashtu, nuk ka vend në formacion, ndaj për të është projektuar kthimi në Itali. Mbrojtësi 29-vjeçar ka luajtur vetëm gjashtë herë këtë sezon dhe vetëm dy herë nën drejtimin e Solskjaer.
Manchester United gjithashtu ka të ngjarë të shesë edhe Marcos Rojo dhe Eric Bailly, dy kandidatët kryesorë për t’u larguar nga reparti i mbrojtjes.
Andre Herrera dhe Juan Mata janë të dy të vendosur të largohen si lojtarë të lirë nëse nuk arrijnë të bien dakord për kontratat e reja pas 18 muaj negociatash.
Përveç lojtarëve të sipërpërmendur, pritet të largohen edhe Timothy Fosu-Mensah dhe Axel Tuanzebe, aktualisht të huazuar te Fulham dhe Aston Villa.
United ka prioritet nënshkrimin e një mbrojtësi të djathtë dhe ndoshta dy mesfushorë qendrorë. Kristal Wan-Bissaka, pjesë e 21-vjeçarëve të Anglisë, është një objektiv kryesor dhe pritet të kushtojë 35 milionë paundë.
Për mesfushën pëlqehen Saul Niguel, Rodri dhe Thomas Partey, si dhe Ivan Rakitic i Barcelonës dhe Declan Rice i West Ham.