Nëna e Britney Spears, Lynne, ka shqetësuar fansat pas një postimi të bërë në Instagram.
Ndërsa këngëtarja po kontrollohet në një qendër psikiatrike për problemet e shëndetit mendor, mesazhi i Lynne shkaktoi panik tek fansat e vajzës së saj.
“Kur luftëtarët e Perëndisë ulen në gjunjë, beteja nuk mbaron. Ajo sapo ka filluar”-shkroi ajo.
Herën e fundit për shkak të sëmundjes së Jamie, babait te saj, këngëtarja përfundoi në spital psikiatrik.
Duket se situata për nënën e këngëtares nuk është aspak e lehtë, pasi ndikimi i gjendjes së familjarëve të saj ku i shtohet gjithashtu edhe kujdesi për fëmijët e së bijës e bën të vështirë këtë periudhë.
Fansat urojnë që gjithçka të kthehet si më parë për Britneyn dhe ajo të ndihet sërish e frymëzuar për të sjellë këngë të bukura.