MENU
klinika

34 trofe në karrierë

Një tjetër legjendë “var këpucët në gozhdë”

04.04.2019 - 22:34

Një tjetër legjendë është tërhequr nga futbolli i luajtur. Xavi Hernandez ka pasuruar koleksionin e tij të trofeve, pasi Al Sadd-i i tij ka fituar kampionatin e Katarit. 

“Jam 99% i sigurt se do të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Tani po studioj për t’u bërë trajner. Dua të vazhdoj të jem në fushë dhe ndihem më i motivuar nga përgatitja e seancave stërvitore sesa loja në fushë”, – ka thënë Xavi.

Përveç kampionatit të Katarit, Xavi ka fituar katër Champions League, tetë La Liga, tri Kupa të Mbretit, gjashtë Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Europës dhe dy Botërorë për Klube me Barcelona-n.

Gjithashtu, ai ka fituar edhe dy Kampionate Europiane (2008-të, 2012-të) dhe një Kupë të Botës (2010-të) me Spanjën. Në total, legjenda e futbollit spanjoll ka fituar 34 trofe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN