Nga Shkodra, kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur “t’i prekë në sedër” shkodranët, demokratë të flakët sipas tij.
Ai tha se është e papranueshme që PD-ja, ka zëvendësuar një kundërshtare të denjë si JozefinaTopalli me Flamur Nokën, ish-deputet që sipas Ramës, një fermer nuk e përdor as për “hu gardhi”
“Vazhdojnë merren me histori komunistësh, hajde se ua kemi falur që pranuan të udhëhiqen nga një komunist për 30 vjet, po tani si mund tua falim që kanë kaluar nga Jozefina tek Mul Noka.
Ajo si ka kursyer fjalët ndaj meje, por kur përballesh me të ke përballë kundërshtar por me Nokën s’ka fermer që e përdor për hu gardhi. Vetë fermeri nuk e merr as për hu se i rrëzon gardhin, i prish gardhin. Si mundet PD që këtu ka marrë besim sy mbyllur, qyl nga ju?”,– u shpreh Rama.
Rama i vazhdoi edhe më tej batutat për Flamur Nokën, kur tha se: “Si mund të katandiset kjo punë në vitin 2019 që Shkodra demokrate të djegë goma nën udhëheqjen e Flamur Nokës. E kuptoni se ku ka ra pazari, në tokë. More tokës i marrtë të keqen ai, nën tokë. Ore edhe nën tokë kam dyshime se ka minerale, naftë. As nëntokë s’mund të ketë një situatë si kjo”,- u shpreh Rama.