MENU
klinika

Masat

“Notre-Dame”…rreziku vijon

22.04.2019 - 15:39

Rreziku për katedralen e Notre Dome-it duket se nuk ka kalaur plotësisht. Disa arkitektë të monumenteve të trashëgimisë kulturore druajnë se gjendja e ndërtesës është më keq nga sa mendohet.

Presidenti Emmanuel Macron premtoi rindërtimin e katedrales brenda pesë vjetësh, në kohë për Lojërat Olimpike të Parisit, por arkitektët druhen se kemi të bëjmë vetëm me një premtim bosh për qëllime politike.

Mbrojtësit e trashëgimisë kulturore në Francë druajnë se katedralja Notre Dome është sërish në rrezik. Ndërtesa me një histori 850 vjeçare u përfshi nga një zjarr shkatërrues javën e kaluar dhe për rindërtimin e saj u mblodhën rreth 1 miliardë euro në vetëm 48 orë.

Ursula Biuso, një arkitekte e veprave të trashëgimisë kulturore nga instituti Monumentet e Francës, thotë se gjendja e ndërtesës është më e keqe nga ajo që mendohet.

“Muret që i rezistuan zjarrit, padyshim që kanë humbur një pjesë të qëndrueshmërisë së tyre. Mbase rreth 20 për qind,” shprehet arkitektja.

Arkitektja tjetër e trashëgimisë, Marie-Amelie Tek, paralajmëron që të bëhet kujdes maksimal gjatë fazës së rindërtimit.

“Katedralja gotike është shumë e brishtë. Ndërtesa formohet nga disa pjesë që mbajnë peshën e njëra tjetrës. Tani na krijohet përshtypja se me që gurët janë aty dhe katedralja mbijetoi, por në të vërtetë duhet të jemi shumë të kujdesshëm me ndërtimet që do të pasojnë, pasi ato nuk përfshijnë peshat dhe kundërpeshat. Edhe inxhinierët më të zotë nuk mund t’u përgjigjen këtyre pyetjeve. Ndaj së pari duhet të tregohemi pragmatikë dhe të konsolidojmë strukturën e ndërtesës. ”

Javën e kaluar presidenti Emmanuel Macron premtoi rindërtimin e katedrales Notre Dome brenda pesë viteve, në kohë për Lojërat Olimpike të Parisit. Por arkitektët druhen se kemi të bëjmë vetëm me një premtim bosh për qëllime politike.