Reperi i famshëm Offset pas 23 vitesh takohet me babain dhe mes tyre ka patur shumë lot dhe përqafime në një ribashkimin emocional at e bir.
Largimi nga njëri-tjetri ka qenë i qartë në të kaluarën. Të dy janë shfaqur të hapur për ribashkimin , i cili vinte nga hera e fundit ku ata ishin takuar, kur Offset ishte vetëm katër vjeç.
Kështu reperi i famshëm Offset, 27 vjeç sot, u bashkua me babanë e tij në një takim i cili u fotografua dhe filmua nga kamera dhe aparate dhe u postua më pas në Instagram.
“Ëndrrat bëhen realitet“, ka shkruar Offset duke shoqëruar shpërndarjen e kësaj videoje, ka raportuar DailyMail.
“Nuk e kam parë babanë prej 23 vitesh! Dhe unë endee dua atë. E kaluara është e kaluara dhe e tashmja është e gjitha në të cilën duhet të mbështetemi”, ka shkruar reperi me prejardhje nga Gjoergjia në Instagram.
Video fillon me babain dhe djalin teksa takohen në një vend të panjohur duke përqafuar njëri-tjetrin në përqafim të ngrohtë.
Mes lotësh, të dy burrat kthehen për të thënë disa fjalë dhe shtrëngojnë duart. Brenda pak sekondash ata u bashkuan për një përqafim .
Në fund të përqafimit, babai i Offset fshin lotët nga sytë.