MENU
klinika

Nubia Alpha

Pajisja që do të ‘zhdukë’ celularët?

10.04.2019 - 09:02

Nubia Alpha, pajisja që ka formën e një rripi fitnesi, pritet të dalë në treg dhe do të zëvendësojë smartphonë-t.

Prezantuar nga Nubia në Kongresin Mobil Botëror, Nubia Alpha është një pajisje hibride e çuditshme. Ka ekran prej 4-inç me 960×192 OLED.

Megjithatë nuk ka specifikat e një smartphoni sepse është i kufizuar në 1GB RAM dhe 8GB memorie dhe bateri vetëm 500mAh.

Ekrani OLED 4-inç është fleksibël. Pajisja ka një kamër 5-megapiksel frontale dhe kompania thotë se pajisja ka 1-2 ditë jetëgjatësi baterie.

Sipas provave që janë bërë pajisja mund të përdoret për të telefonuar dhe shkruar mesazhe.

Ka disa aplikacione e madje akses në internet pa një lidhje me një smartfon.

Rripat e fitnesit zakonisht gjenden në internet duke lidhur me anë të Bluetooth me një smartphone, por pajisja e ZTE ka teknologjinë e SIM.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit