Prej 23 marsit ai nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare. Christian Panucci, duke folur për median e njohur italiane “Gazzetta dello Sport”, ka lëshuar “shigjetat” e radhës në drejtim të ekipit kuqezi.
“Shumë futbollistë luanin pak dhe kohët e fundit ishte e vështirë të gjeje ide të përbashkëta dhe profesionalitet: m’u bë e vështirë që të përcillja apo praktikoja futbollin që kisha në kokë.
Por, nuk kam asnjë peng: ishte një eksperiencë fantastike dhe Shqipërisë do t’i them gjithmonë faleminderit. Për gjithçka” – është shprehur Panucci.
Panucci foli edhe në lidhje me futbollin italian, por kryesisht për fatet e Juventusit në Champions League: “Unë mendoj se Allegri nuk do të rrezikojë nëse ka dyshimin më të vogël për Ronaldon.
Nuk besoj te kjo sindroma e humbjes së finaleve nga Juventusi. Historia e thotë, por nuk besoj. Kur pashë rikthimin që i bënë rezultatit ndaj Atletico Madridit thashë me vete: ‘Ky mund të jetë viti i tyre’”.