MENU
klinika

Së shpejti nis turin e ri

Pas problemeve Elvana Gjata gati për t’iu rikthyer suksesit

20.04.2019 - 16:13

Që prej përfshirjes së të dashurit të saj, Ervin Matës në ngjarjen e Ish-Bllokut, me 1 të vrarë e 2 të plagosur, këngëtarja Elvana Gjata është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave.

Vetëm pak kohë më parë, Elvana në bashkëpunim me mikun e saj, moderatorin Ermal Mamaqi u shfaqen në premierën e filmit të tyre “2gisht mjaltë”.

Mirëpo, mesa duket ditët e gëzuara për Gjatën rikthyer sëish. Pas publikimit të këngës “Tavolina e mërzisë”, të gjithë fansat e këngëtares mezi po prisnin rikthimin e fuqishëm të saj edhe nëpër skena.

 

Së fndmi Elvana ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ turin më të ri me koncerte, i cili do të startojë në Zvicër dhe Gjermani dhe do të vijojë në shtete të ndryshme.

Komentet kanë qenë vërtetë entuziaste dhe kjo tregon që rikthimi i Gjatës do të jetë vërtetë i fuqishëm.

Kujtojmë që verën që lamë pas këngëtarja ka kthyer në pika të vëmendjes diskotekat në bregdet dhe kudo ku kishte turistë shqiptarë dhe të huaj.