MENU
klinika

Elbasan

PD i bllokon rrugën Ramës, përplasje me policinë

27.04.2019 - 10:17

Dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare që po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura nga Tirana.

Sipas informacioneve, shefi i qeverisë do të shkojë sot rreth orës 11:00 në Elbasan në kuadër të takimit “Bashkia që Duam”.

Por ndërkohë që protestuesit kishin për qëllim t’i bllokonin rrugën forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të lejuar qarkullimin normal.

Kjo ka bërë që mes tyre të ketë tension dhe përplasje.

Protestuesit thonë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Elbasan pasi, sipas tyre, qeveria e tij nuk ka bërë asgjë nga ajo që ju kishte premtuar elbasanasve.

Kryeministri Rama u prit me protesta edhe nga mbështetësit e PD, një ditë më parë ku tha se një gjë e tillë ndodh vetëm tani kur “Luli e Mona” janë bashkë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini