26.04.2019 - 19:32
Kryedemokrati Lulzim Basha sapo ka përfunduar një mbledhje me anëtarët e kryesisë së PD-së dhe Kryetarët e degëve.
Mësohet se çdo të enjte, që përkon me seancat e Kuvendit do të ketë bllokime rrugësh, ashtu siç ndodhi një ditë më parë.
Këtë mesazh, Basha iu ka kërkuar të vetëve ta përcjellin në çdo shtëpi shqiptari, me qëllim që pjesëmarrja në protestë të jetë sa më e madhe.
Në takimin e zhvilluar në selinë blu, Basha kërkoi nga ish-deputetët angazhim maksimal dhe masivitet të qytetarëve në protesta, sidomos atë të 11 Majit.
Mbledhja me kolegjin e kryetareve, kryesinë dhe ish-grupin parlamentar erdhi një ditë pas bllokimit të 5 akseve rrugore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Protesta e opozitës
Përfundon protesta e dhunshme. Zjarr dhe sherr në Kuvend
Skenarët e opozitës
Dhunë në protestën e 16 marsit? Basha takim me strukturat
Pasqyrimi i plotë