Në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në zonën e “Bregut të Lumit”, ku policia është përplasur me banorët që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre në kuadër të punimeve për zgjatimin e Bulevardit të Ri, ka ardhur një reagim nga ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj.
Ajo ka postuar një video ku duket një polic, i cili godet një vajzë.
Malaj u bën thirrje ambasadave në ved të dënojnë cilindo që është i veshur me pushtet dhe ushtron dhunë mbi gratë dhe vajzat e pafajshme shqiptare.
“Kjo sjellje është e pafalshme dhe meriton ndëshkim nga e gjithe shoqëria dhe institucionet”- shkruan ajo në një shënim në FB.
Postimi i Nora Malajt
Kush je ti që qëllon mbi gratë??!!
Kjo vetëm kjo nuk është “Policia që duam “ Kjo është policia qê pasi dhunoi qytetarēt me gazë lotësjellës , me lëndë helmuese luftarake , sot në veshjen e policisë së shtetit , ju ka servirur grave të pambrojtura , te bregu i Lumit , duke e kthyer në lejtmotiv dhunën ndaj grave e vajzave!
A ka turp me të madh që sot dhunohet gruaja , qê mbronë shtëpinë e vet, familjen e saj dhe të ardhmen e saj , shtëpinë e saj ?
Ku e gjen moralin kjo palo polici dhe ky kryebandit që të sillet kështu me qyetarët e pafajshëm që sot po mbijetojnë , në ketë narkoshtet , me një kryeministër mashtrues dhe dhunues!
I drejtohem Avokatit të Popullit, Zevendesambasadores se Shteteve te Bashkuara të Amerikës, organizatave të shoqërisë civile dhe ne mënyrë të veçantë ambasadoreve gra , që sot të gjithë një zëri , të ndalojmē dhe të denojme cilindo që është i veshur me pushtet dhe ushtron dhunë mbi gratë dhe vajzat e pafajshme shqiptare.
Kjo sjellje është e pafalshme dhe meriton ndëshkim nga e gjithe shoqëria dhe institucionet. Askush nuk mund të lejohet të ushtroj dhunë në emēr të grave. Mos harro se sot dora që tundi djepin u dhunua nga shteti! Kjo është tragjedi kombëtare!