MENU
klinika

Artikulli i mediave greke

Pronat në Himarë/ Zbulohet për çfarë ranë dakord Rama-Tsipras

06.04.2019 - 11:39

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Alexis Tsipras shfaqet i vendosur të zgjidhë të gjithë problemet me Shqipërinë, pas atyre me Maqedoninë e Veriut.

Kështu vë në dukje gazeta e madhe “Ethnos”, që e titullon ballinën e të premtes “Pas vizitës në Shkup, Tsipras telefonon Ramën”.

Sipas gazetës, qeveria tha se Tsipras e Rama gjatë bisedës telefonike, diskutuan mbi reformat që duhet të realizojë Tirana për t’u hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

Mirëpo, shton gazeta, në mënyrë informale qeveria njoftoi se kryeministri grek u fokusua në VKM-në për pronat në Bregdetin e Jonit dhe për aktet normative të ligjit mbi minoritetet.

rama-tsipras-konica.al
rama-tsipras-konica.al

Gazeta, duke iu referua burimeve diplomatike, njofton se qeveria shqiptare ka vendosur që pronat e diskutueshme do të regjistrohen nga pronarët dhe ato që do të mbeten pa pronarë do të kalojnë në administrimin e Ministrisë së Turizmit.

Pas telefonatës, qeveria shqiptare publikoi një vendim te saj, për pronat e bregdetit Himarë – Sarandë, në të cilin thuhet se “Pronat e paluajtshme, që ndodhen në zonat në të cilat nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar, do të regjistrohen në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin, pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit fillestar të pronave private në zonat kadastrale të përfshira në këtë vendim.”

Sipas të përditshmes greke, ky vendim është pasojë e bisedës telefonike Tsipras – Rama.

Ndërkaq, sipas gazetës “Ta Nea”, çështja e pronave të minoritarëve do të diskutohet edhe në OKB dhe madje me iniciativë të qeverisë gjermane.

“Ta Nea” u reformohet burimeve të veta, sipas të cilave Berlini ka paraqitur një paketë me katër pyetje, në kuadër të sesionit të 33-të vlerësimit periodik të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Analistët grekë vërejnë se ditët e fundit po bëhen përpjekje nga të dy palët për çtensionimin e atmosferës ndërmjet Athinës dhe Tiranës. Ata ndërkaq theksojnë se duhet pritur, për t’u bindur që, siç thonë, Rama nuk ndryshon sërish qëndrim. Gjithsesi, analistët mbeten skeptikë nëse negociatat e bllokuara dypalëshe do të zhbllokohen e finalizohen para mbajtjes së zgjedhjeve të dyfishta në muajin Maj.

Por ata nënvizojnë se është koha që të dy palët të ulen seriozisht në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve që gjithsesi nuk kanë peshën e kontestit që Athina kishte me Shkupin dhe u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës.

shqiperi greqi-konica.al

Gazeta greke Etnos i referohet raportimeve te OPEN TV, e cila ben te ditur se Tsipras ne telefonaten e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, i realizuar pas vendimit te qeverise shqiptare pas heqjes nga Fletorja Zyrtare te vendimit per sekuestrimin e pronave shteterore.
Tsipras duke dërguar një mesazh të qartë. Kryeministri grek pohoi se: Duke mos respektuar plotësisht të gjitha ato që garantojnë të drejtat e pakicës greke, nuk mund të flasim për fillimin e negociatave të pranimit të Shqipërisë me BE.

Përveç kësaj, të dy krerët folën për zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe midis dy vendeve./ Gjurma.al

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi