MENU
klinika

Samiti i Berlinit

Provokimet serbe/ Haradinaj: Nuk do të tolerojmë asnjë!

27.04.2019 - 19:54

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë provokim nga ana e Serbisë.

“Do të marrim masa, nuk po paragjykoj çfarë masash, po edhe na dimë me ia dalë vetë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, i pyetur rreth Samitit të Berlinit, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se aty do të ripërsëriten qëndrimet e derimëtanishme të të dyja palëve pa ndryshuar.

“Qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar, shpresoj që atje të jemi më unifikues”, ka shtuar ai

Haradinaj është ndalur edhe te qëndrimi i protestës së Lëvizjes Vetëvendosja kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Sipas tij, veprimet e tilla janë ndërhyrje në drejtësi. Të gjitha këto komente, Ramush Haradinaj i bëri të premten, pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai, ndër të tjerash, bëri të ditur se ekzekutivi kosovar ka ndarë 390 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, 1 milion euro të tjera për kompensimin e dëmeve nga të reshurat në Rahovec, kurse i ka liruar nga taksa mallrat, të cilat Bashkësitë Fetare i përdorin për ekzistimin e tyre.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë