MENU
klinika

Ndikon në fushatë

PS kundërshton lirimin e të burgosurve para zgjedhjeve

01.04.2019 - 14:57

Lirimi i disa prej të burgosurve nuk do të ndodhë përpara zgjedhjeve, siç parashikonte amnistia e Ministrisë së Drejtësisë.

Ishte ministja Etilda Gjonaj, e cila kishte bërë kërkesë për ta risjellë në Kuvend amnistinë, por socialistët kanë diskutuar për këtë çështje, dhe sipas burimeve, lirimi i të burgosurve përpara zgjedhjeve, konsiderohet si një impakt negativ në fushatë.

“Kjo është një çështje që i mbetet parlamentit. Ne do ta bëjmë gati dhe në momentin që parlamenti do ta marrë në shqyrtim, do të jetë gati, ajo amnisti do të vijë me qëllim që mos të merret si një instrument që të ndikojë në fushatë elektorale.

Besoj që do të biem dakord nëse amnistia do të jetë e nevojshme për tu bërë në këtë moment, ajo do të sillet nga qeveria. Nëse do të konsiderohet që amnistia në këtë moment mund të përbëjë një element që mund të konsiderohet pjesë e ndikimit në fushatë elektorale do të bëhet sapo të mbarojnë zgjedhjet”, tha Gjonaj.

Ndërkohë, gjatë raportit në Komisionin e Integrimit, Etilda Gjonaj tha se përpara vendimit të BE-së për Shqipërinë, do të jetë funksionale gjykatë Kushtetuese.

“Të gjitha institucionet e reja që ishin planifikuar për tu ngritur, disa janë ngritur dhe pjesa janë në proces. Deri në qershor 2019 ne do të kemi gjykatën kushtetuese të plotësuara me vakancat, do të kemi edhe Inspektorin e lartë të Drejtësisë”, nënvizoi Gjonaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të qëllimshme dhe akte kriminale"

Reagon Ministria e Mbrojtjes për zjarret