MENU
klinika

Detaje

Gjykata rrëzon kërkesën e Llallës, lë në fuqi vendimin e Prokurorisë

01.04.2019 - 10:28

Adriatik Llalla kundërshtoi zgjatjen e afateve të hetimeve për çështjen e tij, por gjykata për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë.

Krimet e Rënda lanë në fuqi vendimin e Prokurorisë për Llallën, duke vendosur që hetimet të vijojnë edhe 3 muaj të tjerë.

Kujtojmë që vendimi për të zgjatur afatin e hetimeve me 3 muaj u mor rreth dy javë më parë nga Krimet e Rënda.

Më 25 mars, Llalla përmes një kërkese në Gjykatë kërkoi mbylljen e tyre.

Adriatik Llalla akuzohet për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe shpërdorim detyre.