08.04.2019 - 14:00
Pavarësisht vendimit ekstrem të opozitës për djegie mandatesh dhe protestave të vazhdueshme, Partia Socialiste duket e vendosur në rrugën e saj.
PS ka dorëzuar sot në KQZ, kërkesën për t’u regjistruar si forcë politike që do të garojë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Kërkesa është firmosur nga sekretarja për çështjet elektorale në PS, Blerina Gjylameti.
Ndërkohë që asnjë nga partitë e opozitës nuk ka dorëzuar në KQZ, as emrat e komisionerëve të Komisioneve Zonale Zgjedhore dhe as kërkesën për të qenë pjesë e zgjedhjeve vendore, ç’ka nënkupton se PD dhe LSI-së deri tani janë drejt bojkotit të vendoreve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kuvendi nis sot pasdite