MENU
klinika

Titulli i 8-të në histori

PSG zyrtarisht kampion në Francë, e ‘ndihmon’ Lille

21.04.2019 - 18:43

Paris Saint Germain është shpallur zyrtarisht kampion i Francës ende pa zbritur në fushë kundër Monacos.

Parizienëve u nevojitej vetëm një pikë, për ta zyrtarizuar titullin e radhës, por asisti i erdhi nga ndjekësja më e afërt, Lille, që barazoi 0-0 në fushën e Toulouse.

Diferenca pa u luajtur ndeshja e mbrëmjes e Parisit është 16 pikë dhe kështu të besuarit e Tuchel kanë të drejtë të festojnë.

Pas 32 javësh Parizienët ka rregjistruar shifra të frikshme, 26 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Gjithashtu edhe numri i golave të shënuar është i konsiderushëm, 92, ndërsa ka pësuar 26.

Një titull i fituar matematikisht 5 javë para fundit të kampionatit, tregon edhe një herë dominimin absolut të PSG-së në Ligue 1.

Për klubin e kryeqytetit francez ky është titulli i 8 kampion në histori dhe i gjashti në 7 sezonet e fundit.