MENU
klinika

Kryeministri

Rama: Kemi dhënë fondin për stadiumin e Kukësit

05.04.2019 - 20:46

Kryeministri Edi Rama sot ishte në Kukës, ku mes të tjerave, ka folur edhe stadiumin e ri të Kukësit, të cilin e ka premtuar për futbollin në verilindje.

Gjatë ditës së sotme, kur u bë prezantimi i Safet Gjicit si kandidat i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Kukës, Rama tha se Qeveria ka dhënë fondin për stadiumin, ndërsa pritet që FSHF-ja të bëjë të njëjtën gjë.

Ne jemi duke përfunduar projektin e stadiumit, sepse besojmë se Kukësi e meriton një stadium të ri. Edhe këtu tani është ditë e keqe për miqtë e mi në Vlorë, sepse dhe ata duan stadium.

Doni të njëjtat gjëra bashkë me ata. Investimi dhe aty do të kryhet, siç jemi zotuar. Ne e kemi vendosur fondin në dispozicion, do e vendosë edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe së shpejti do të jemi përsëri këtu për të filluar punën e ndërtimit të stadiumit të ri”, – tha ndër të tjera Rama.

Më tej ai u shpreh se stadiumi i ri do të jetë i standardeve ndërkombëtare, ndërsa ndërtimi i tij, do të ndikojë në ekonominë e Kukësit, ashtu siç ka ndodhur në Elbasan dhe Shkodër.

Ky do të jetë një stadium i standardeve ndërkombëtare dhe kur të dilni në këto kupat e Europës, nuk do të keni nevojë më të emigroni në stadiume të tjera, por do t’i prisni këtu miqtë që do vijnë.  

Edhe stadiumi i ri do e ndihmojë ekonominë, biznesin, siç ka ndikuar ndjeshëm edhe në Elbasan edhe në Shkodër, edhe këtu do sjelli ndikim e vetë”, – përfundoi Edi Rama në lidhje me stadiumin e Kukësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri ngroh tifozët

Edi Rama: Stadium model për Kukësin