MENU
klinika

Arsyeja

Rama në Gjykatë/ Çfarë kërkon ish-zv.kryeministrja me padinë e saj?

20.04.2019 - 12:02

Ish-zëvendëskryeministrja teknike e PD-së, ardhur në detyrë pas marrëveshjes së bërë Rama-Basha, para zgjedhjeve të shkuara, ka paditur në gjykatë qeverinë shqiptare.

Bëhet fjalë për një padi të depozituar nga ish-numri dy i qeverisë, Ledina Mandia. Ajo për disa muaj, në kohën e plotësimit të kabinetit Rama me ministrat teknike të zgjedhur nga PD-ja, ishte zëvendësja e Ramës në Qeveri.

Sipas padisë së bërë, Mandia, kërkon që të rikthehet sërish në detyrën si Avokate e Përgjithshme e Shtetit.

Kujtojmë se Mandia u lirua nga detyra me urdhrin 156, datë 7 tetor 2013. Pas kësaj, ajo iu drejtuar gjykatës, duke kërkuar anulimin e urdhrit dhe përfitimin e pagave.

Gjykata Administrative e ka regjistuar tashmë këtë padi të Mandisë, si çështje për gjykim, që me datën 29 Mars, në të cilën ajo ka paditur Ramën dhe avokaturën e shtetit.