Teksa ndodhet në Berlin, kryeministri Rama në vijmësi të takimeve atje ka zhvilluar një takim me kryetaren e partisë Socialdemokrate Andrea Nahles.
Mësohet se në këtë takim është diskutuar procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.
“Kryeministri e njohu Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave”- thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Ndërkohë Nahlas mësohet se e ka siguruar kryeministrin Rama për mbështetje të pakushtëzuar nga grupi socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
“Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor”- thuhet në njofim.