MENU
klinika

Merkato

Real dhe United, gati shkëmbimi i bujshëm

15.04.2019 - 22:15

Real Madrid duket se do të jetë një nga ekipet më aktive në merkaton e verës.

Luhatjet e ekipit gjatë gjithë sezonit dhe eleminimi nga Champions kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit ‘Merengues’.

Me Modric dhe Kroos të cilët kanë shprehur dëshirën për tu larguar madrilenët kanë vendosur nën shënjestër Paul Pogba.

Kampioni i botës po shkëlqen me Manchester United dhe pas largimit të Mourinhios ai është shndërruar në një lojtar kyç për “Djajtë e Kuq”.  Anglezët duan një shumë të ‘majme’ për të lënë të lirë 26-vjeçarin dhe sipas “Don Balon”, ata nuk do të pranojnë asnjë ofertë nën 150 mln euro.

Megjithatë Real Madrid duket se e ka menduar zgjidhjen. Pritet që Perez të përfshijë në marrëveshje Gareth Bale, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 90 mln euro. Uellsjani nuk po kalon një sezon të mirë në Madrid dhe kalimi i tij në Manchester do t’i kënaqte të gjitha palët.

Drejtuesit e United kanë shprehur shpesh herë pëlqimin për sulmuesin uellsjan dhe nëse oferta e Realit do të përfshinte lojtarin plus 60 mln euro, “Red Devils” do ta mendonin seriozisht shkëmbimin që do bënte shumë bujë në merkaton verore.