MENU
klinika

Supergrabitja në Rinas

RENEA e FNSH ‘zbarkojnë’ në Tapizë, dyshime se grabitësit janë fshehur në…

10.04.2019 - 11:56

Policia, RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në zonën e Tapizës, ku kanë nisur kontrollet e imtësishme.

Në orët e para të mëngjesit në këtë zonë u gjet një furgon i djegur, i cili dyshohet se u përket grabitësve të 10 mln eurove ditën e djeshme në Rinas.

Furgoni ishte imitim dhe mbi të shkruhej “Hetimi Tatimor”. Dyshohet se targat e furgonit janë fallco.

Brenda këtij furgoni janë gjetur armë e municione si granata e kallashnikovë.

Policia dyshon se grabitësit janë fshehur në këtë zonë.

Kontrollet vijojnë edhe nga ajri me helikopter.