06.04.2019 - 22:33
Roma është futur në lojë për Champions League, teksa ka fituar 1-0 në Genoa ndaj Sampdorias. Verdhekuqtë janë tashmë 1 pikë larg Milanit, që ndodhet në vendin e katërt.
Verdhekuqtë janë ngjitur në vendin e gjashtë me këtë fitore dhe tani janë vetëm një pikë larg Milan-it të vendit të katërt.
Takimi është vendosur nga një gol i Daniele de Rossi-t në minutën e 75-të, i pari për mesfushorin italian në këtë sezon të Serisë A.
Sampdoria, nga ana tjetër, mbetet në vendin e nëntë me 45 pikë. Kujtojmë që javës tjetër luhet Milan-Lazio dhe Roma ka një shans të ngjitet.