MENU
klinika

Serie A, Java 31

Roma rikthehet në garë për Champions

06.04.2019 - 22:33

Roma është futur në lojë për Champions League, teksa ka fituar 1-0 në Genoa ndaj Sampdorias. Verdhekuqtë janë tashmë 1 pikë larg Milanit, që ndodhet në vendin e katërt.

Verdhekuqtë janë ngjitur në vendin e gjashtë me këtë fitore dhe tani janë vetëm një pikë larg Milan-it të vendit të katërt.

Takimi është vendosur nga një gol i Daniele de Rossi-t në minutën e 75-të, i pari për mesfushorin italian në këtë sezon të Serisë A.

Sampdoria, nga ana tjetër, mbetet në vendin e nëntë me 45 pikë. Kujtojmë që javës tjetër luhet Milan-Lazio dhe Roma ka një shans të ngjitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN