MENU
klinika

Çmimi marramendës

Sa paguhet Madonna për një performancë në Eurosong

09.04.2019 - 11:31

Ylli i popoit Madonna do të jetë e ftuara speciale e këtij viti e festivalit europian të muzikës Eurosong, i cili do të mbahet në muajin maj në Izrael.

Mësohet se gjatë performancës së saj në Tel Aviv, ajo do të këndojë dy këngë.

Bëhet fjalë për një prej këngëve të saj më të njohura dhe një tjetër të re, ku veç për këto dy performanca, do të paguhet plotë 1 milion dollarë.

Mësohet se një prej këngëve që do të këndojë, do të mbajë një mesazh politik.

Tashmë pritet të shihet se si do të pritet performanca e saj, teksa shuma që do të marrë ka ngjallur diskutime të shumta.