Selena Gomez njihet për historinë e dashurisë me Justin Bieber e më pas me The Weeknd, të cilët aktuelisht po shijojnë romancat me dy modele të njohura.
Ylli i popit vijon të mbetet beqare dhe për të është e rëndësishme që të gjejë dikë, i cili nuk e pëlqen vetëm për pamjet e jashtme.
“Unë nuk i vlerësoj njerëzit që më gjykojnë bazuar në paraqitjen time apo dicka e tillë. Unë thjesht mendoj se bota ka kaq shumë ekspozim ndaj gjithckaje sa është bukur të vishesh dhe të ndihesh mirë.
Unë ndihem mirë kur djemtë më thonë, “Je e bukur”por kaq.
Nuk mund të krijoj një lidhje mbi një kmpliment”.
Në një intervistë për “Dream It Real” ajo ka thënë: Unë thjesht dua që dikush të më dojë për personin që jam. Kjo ka rëndësi për mua.