MENU
klinika

Në pranga 3 shqiptarë

Sërish drogë në kufirin helen

25.04.2019 - 14:15

122 kg drogë janë sekuestruar sërish ditën e sotme në kufirin me Greqinë.

 

Këtë herë në kufirin greko-shqiptar në pranga përfunduan 3 shqiptarë.

Në një zonë pyjore në Kriovrisi, Igumenicëe, janë pikasur disa shtetas që transportonin në këmbë disa çanta.

Ndërkohë gjatë ndjekjes është arritur të kapen vetëm tre prej tyre.

Sipas policisë greke, bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë, një 26 vjeç dhe dy 29-vjeçarë.

Brenda në çanta janë gjetur dhe sekuestruar 113 pako me 122 kg 750 gram marijuanë.