MENU
klinika

“Romeo dhe Zhuljeta”

Shekspiri u frymëzua nga Londra

14.04.2019 - 11:51

Shtëpia e Shekspirit në Londër, ku shkrimtari i madh shkroi veprën “Romeo dhe Zhuljeta”, sapo është zbuluar falë kërkimeve më të fundit.

Historiani Xhofri Marsh, ka një dhjetëvjeçar që analizon të dhëna të ndryshme për të kuptuar me saktësi, se ku jetonte Shekspiri, gjatë viteve 1590.

 

 

Marsh i nisi kërkimet menjëherë pasi u zbulua teatri elizabetian në Shorediç të Londrës Lindore, më 2008. Historiani donte të mësonte nëse Shekspiri ka qenë ende gjallë teksa veprat e tij po shfaqeshin në atë teatër.

 

 

Studimet e mëparshme kanë dhënë idenë se Shekspiri ka jetuar në Londrën Qendrore, pranë Stacionit të rrugës “Liverpul”, pasi u shfaq në regjistrat e taksapaguesve në vitet 1597-98. Por, vendi i saktë nuk u identifikua asnjëherë.

 

 

Sipas Marsh, provat sugjerojnë se Shekspiri ka jetuar në një banesë me pamje nga oborri i kishës së Shën Helenës, në atë rrugë, si qiramarrës i “Kompanisë së Lëkurëshitësve”, një grup që organizonte tregtinë elizabetiane të lëkurës, transmeton TCH.

Gabimet në të shkruar e bënë të vështirë deshifrimin e dokumenteve, por Marsh arriti të analizonte të dhëna të ruajtura me një cilësi vërtet për t’u admiruar, që prej viteve 1550.

 

 

“Vendi ku Shekspiri jetonte në Londër, na jep një kuptim më të qartë të aspiratave të tij në lidhje me punën dhe jetën private”, – shprehet Marsh, i cili është edhe drejtor i Departamentit të Teatrit dhe Interpretimit të muzeut “Viktoria dhe Albert”.

Ai shton se jetesa në një qytet si Londra, ka pasur ndikim në statusin e Shekspirit gjatë karrierës së tij si shkrimtar, duke kërkuar një emblemë familjare dhe duke bërë plane që të jetonte në një shtëpi të shtrenjtë në Stratford.

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!