MENU
klinika

EMRI

Shkodër/ Largohet drejtori i Postës, kush e zëvendëson

25.04.2019 - 10:17

Largohet nga detyra kreu i Postës së Shkodrës, Paulin Ndoja. Në vend të tij është emëruar Edmond Emini, i cili mban edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste në këtë qytet.

Emini u prezantua nga drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Laert Duraj.

Ky rrotacion në prag të fushatës elektorale, pritet të pasohet nga të tjera.

Prefekti Valdrin Pjetri deklaroi se ky është vetëm fillimi duke paralajmëruar ndryshime të tjera.

Prefekti Pjetri tha se shumica e drejtorëve janë në gjumë.

“Nuk mund të tolerohet më kjo gjë”, tha Pjetri.